Mbyllet një kopsht në Ballsh, edukatorja infektohet me COVID19, frekuentohej nga 100 fëmijë

7 Tetor 2020, 13:01 | Përditesimi: 7 Tetor 2020, 13:01

FIER- Një kopsht është mbyllur në Ballsh, pasi një edukatore ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Deri në këto momente u është marrë tamponi 12 personave të cilët janë personel në këtë kopsht.Burime bëjnë me dije se edukatorja që ka dalë pozitive ishte nga Fieri. Kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në një urdhër të dytë. Më shumë se 100 fëmijë frekuentojnë këtë kopsht. Prindërit janë informuar që të marrin fëmijët e tyre nga kopshti.

b.ha./Shqiptarja.com