Mbyllet procesi i votimit, Rama: Votat janë në kuti, populli ka folur! Tregoni durim, e fituar duhet të dalë Shqipëria

25 Prill 2021, 20:32 | Përditesimi: 25 Prill 2021, 20:32

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat 90 minuta pas mbylljes së procesit të votimit duke thënë se socialistët he kushdo tjetër të mos entuziazmohet nga exit pollet, por të pres numërimin e votave me qetësi pasi populli ka folur. Ai tha se nga i gjithë ky proces e fituar duhet të dal Shqipëria.

"Ky është një dalje jashtë programi pasi për herë të parë në Shqipëri zhvillohen Exit-Polle, falenderoj të gjithë ata që janë angazhuar për të futur këtë eksperiencë në Shqipëri dhe u them të gjithëve, në radhë të parë socialistëve, se votat janë në kuti, populli ka folur dhe duhet të dëgjojmë atë. Detyra jonë dhe e çdo numëruesi në qendër numërimit  të kontribuojnë për të numëruar në mënyrë korrekte votat në kuti dhe hamendjet dhe sondazhet e exit pollet, pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse përsëri i përkasin thjeshtë dhe vetëm parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit që është rezultat i ndeshjes. Ju lutem të gjithëve përqendrohuni në detyrën tuaj dhe falenderoj të gjithë patronazhistët tonë që kanë bërë një punë mbresëlënëse dhe njëkohësisht ata janë që e dinë më mirë se gjithë të tjerët se kush ka votuar dhe kush jo. Tani është momenti për të gjithë rrjetin fantastik të patronazhistëve të pushojnë dhe të ndjekin nga shtëpia vijimin e këtij procesi dhe nesër dielli do të lind përsëri dhe Shqipëria do të buzëqesh. Ne nuk duam thjeshtë rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisës përsëri, por sic ishte kjo ditë kaq e bukur dhe e qetë falë mirësjelljes demokratike e të gjithë duhet të jetë edhe vazhdim i këtij procesi dhe nga ky proces duhet të dal e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeverisjen e vendit", tha Rama.

  •