Mbyllet protesta, rinis qarkullimi, Basha: Nuk do ndalemi, ky ishte fillimi

5 Prill 2018, 13:10

opozita e mbylli protestën e saj në disa akse të rëndësishme të vendit.

Katër akset e bllokuara u liruan pak pas orës 12:00.

 

Përpara se të liroheshin, kryetari i PD, Lulzim Basha mbajti një fjalim.

Ai tha se ky është vetëm fillimi dhe se opozita nuk do ndalet.

Të tjerë eksponentë të opozitës thanë se nuk do ndalen deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“E kam dëgjuar që kur i ka punët ngushtë bën sikur tërhiqet dhe më pas godet. Liro kuksianët. Hiq taksën e Rrugës së Kombit. Anulo kocensionin. Do ta çlirojmë shtetin nga kjo bandë kriminale dhe do të kthejmë drejtësinë e pakapur,” tha Basha.

Pasi dëgjuan himnin e flamurit, protestuesit u shpërndanë paqësisht.

Opozita nuk ka lajmëruar se kur do jetë protesta e radhës.

Mosbindja civile nisi në oren 10:00 u mbyll rreth orës 12:11.

Protestuesit bllokuan kryqëzimet në Vorë, Milot e Çermë e Bradashesh.

    No videos found.