Mbyllet takimi i Bashës me Metën, Shehi: Do flasim më vonë që mos të bëhet rrëmujë

19 Nëntor 2019, 10:50

Ka përfunduar takimi i Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij opozitarë me Presidentin Ilir Meta në zyrën e kreut të shtetit. Takimi zgjati 90 minuta. Lulzim Basha nuk pranoi që të fliste për mediat duke u larguar, ndërsa aleati i tij, Dashamir Shehi tha se "Presidenca do të dalë vetë më një deklaratë të saj. Kjo është punë e gjatë shumë.

Edhe zoti Basha do të mbajë një deklaratë më vonë, pasi të mbarojë takimin me ministrin e Jashtëm të Suedisë. Më mirë me ato letrat zyrtare që të mos bëhet rrëmujë" tha ai. Lulzim Basha është larguar me makinë nga Presidenca, ndërsa aleatët ashtu sikur erdhën, ikën në këmbë.