Mbylli bashkinë pas rastit me COVID! Zotkaj i Poliçanit në Repolitix: Risku i lartë, kemi 800 qytetarë të sëmurë kronikë

7 Prill 2020, 17:35

Pasi hartës së të prekurve me COVID-19 iu shtua edhe Poliçani, kryetari i bashkisë Adriatik Zotkaj që mbylli shërbimet në bashki deri në 12 prill tha në një lidhje skype për Report TV në Repolitix se pas kontakteve stafi mjekësor ka rezultuar negativ pas testit të bërë. Lidhja zinxhir e rastit të infektuar me COVID-19 në këtë qytet ka kërkuar masa të rrepta, pasi në këtë qytet, tha ai, janë 800 persona që vuajnë nga sëmundje kronike dhe profesionale, për shkak të punës në uzinë.