Mbylli dosjen CEZ, Balla: I bëj thirrje gjyqtarit, pjesë e KÇK-së të zbardhë vendimin se kaloi afati

6 Shkurt 2020, 12:47

TIRANE-Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje gjyqtarit Lazër Sallaku, që të mos vonojë, por të zbardhë vendimin për mbylljen e dosjes CEZ. Balla tha se dosja do të apelohet, pavarësisht se Sallaku e mbylli në datë 24 janar.

"Historia që në këtë vend që dosjet hapeshin dhe mbylleshin nga prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, gjyqtarit Lazër Sallakut i them të heqë dorë nga historia e moszbardhjes së vendimit për dosjen OSSH. Sot ka mbaruar afati që duhet të kishte zbardhur vendimin. Me shpresën se nuk do ta apelojmë ky gjyqtar, këtij anëtari të KCK i them se dosja OSSH sikur edhe të tjera nuk mund të mbyllen me vendime të turpshme.Ne, unë do ta ndjek, se nëse ka një dosje të qartë dhe e zbardhur tërësisht si familjarë të kryeministrit të asaj kohe merrnin kontakte me lobisë, sekserë për privatizime dhe sikur ne kemi dokumentuar skemën, këto cështje nuk kanë për t'u mbyllur".