Mbyllin me sukses misionin humanitar në Itali, mbërrijnë 30 heronjtë shqiptarë në Rinas

30 Prill 2020, 22:55 | Përditesimi i fundit: 2020-05-01 09:49:14

Të cilësuar si heronj jo vetëm për Shqipërinë, por dhe nga vetë Italia, 30 mjekët dhe infermierët kanë mbyllur me sukses misionin e tyre humanitar në luftën me COVID-19 krahë kolegëve italianë. 30 mjekët dhe infermierët ishin grupi i parë i mjekëve të dërguar në Itali dhe qëndruan atje për 1 muaj duke ndihmuar kolegët e tyre italianë në zonën e Lombardisë në Brescia, një nga zonat më të nxehta të prekur nga COVID-19 në shtetin fqinj.