Mbyllja e basteve dhe Fake Neës/ Ylli Rakipi në ‘5 pyetje’: Deputetët e Ramës kanë lidhje direkte me këtë biznes

22 Tetor 2018, 21:13

TIRANË- Gazetari Ylli Rakipi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’. Rakipi ka komentuar aksionet e fundit të qeverisë, nismën për një paketë ‘anti-shpifje’, si dhe vendimin për mbylljen e basteve.

Rakipi ka thënë se aksionet për kapjen e kriminelëve, janë artificale, pasi sipas tij, Arben Ndoka u fut nga Rama në PS. Rakipi ka thënë se Rama nuk do t’i mbyllë kazinotë, pasi sipas tij, deputetë socialistë janë të lidhur direkt me këtë biznes.

Intervista e plotë:

Ylli Rakipi: Nëse mbushet territori i vendit me kanabis dhe kazino, atëherë do duhet aksion. Është përplasje artificiale me krimin. Arben Ndoka, qeveria ka 6 vite në pushtet. Ndokën e morën nga bota e krimit, e çuan në parlament. I larguar nga dekriminalizimi, ishte në punën  e tij të zakonshme. Bëri tërë atë ngjitje në zyrat e shtetit, të mos habitemi. Të marrim një e nga një, nga Durrësi, Saranda etj, kjo do të thotë që ti në këtë mënyrë e ke qeverisur këtë vend. Ti je përgjegjës për këto që kanë ndodhur. Kjo të çon në këtë logjikë.

Ndoshta është trysia e opinionit publik që e ka bërë Ramën të ndërpresë këto lidhje?

Jo, s’e besoj këtë skenar. Ai e ka ndërtuar vetë këtë skemë. Ai ka dalë nëpër fushata elektorale, dhe kur flet mbledh nëna dhe gra, edhe u tha që tani, dukej sikur nuk kishte jetuar në Shqipëri. Iu tha që do mbyllte bastoret, po mirë? Kush e ndërtoi këtë industri? E mbani mend ‘Fundin e Marrëzisë?’ Gati-gati, nxorri tanket. Paralelisht me Lazaratin, ishin lojërat e fatit. Lazaratin më duket se e rrëzoi, dhe e mbushi të gjithë vendin me kanabisin. Dhe kazinove, iu rriti dendësinë për metër. Ç’është ky Mesi që ka zbritur dhe po shpëton gratë? Ky duhet të bëjë ligj për mashtrim, jo për shpifje. Ai doli me ‘Fundin e Marrëzisë’, ku shumica e deputetëve kanë fitime. Kanë drejtëpërdrejt këtë biznes, këto para shkojnë në xhepin e tij. Për mua le të mbyllen një orë e më parë, por ky duhet të mendojë shumë mirë çfarë do bëjë.

Edi Rama thotë se do të mbyllë edhe bastet online?

Po, nga ana tjetër është kompania e tij që rritet. BastArena, bashkë me ca turq brenda që operojnë, është investiguar që është me lidhje me të. Ai mund t’ja heqë këtë biznes gruas së tij, çështja është se kanë kaluar 6 vite, ti i ke ndërtuar këto. Je ndër të parët që i ke dhënë jetë. Ndoshta e bën, se je dictator. Nesër merr një vendim tjetër. Je tallur me njerëzit, kjo është e pafalshme.

Fakeneës-et dhe vendimi për një paketë shpifjesh?

Ai ka ndërtuar më shumë se të gjithë një sistem propaganda. Ai përdor Fakeneës, në fillim duket si diçka koti. Por, unë kam pyetur Ramën për televizionin e tij, që e ka krijuar nga kërkesat e paplotësuara në fëmijëri. Por ky para 3 ditësh, unë zbulova një gjë të tmerrshme. Kur ky lëviz me ERTV, s’lëviz me kamerat e televizioneve, por shpërndan sinjalin e tij. Ai mori një vajzë e hoqën zvarrë, ai tha kjo është ngelëse. E prenë këtë nga ERTV. Gazetarët duhet të investigojnë. Po ta shohësh kjo është prerë. Kishte marrë para ca ditësh tek sektori i plehrave, pronarin e një kulle, dhe gati e hiqte zvarrë: S’të kanë ndihmuar fare ata të PD.

Ai ishte në siklet të vazhdueshëm, ecte me të si në film.

Të njëjtën gjë bën edhe Veliaj. Punë bën ai, se po ka njeri që ka bërë ca punë është Veliaj. Por ndërkohë që prodhon Fakeneës, dhe propagandë. Në zyrat e Ramës punojnë sharës me pagesë. Bën një gjë ti, 50 sharje rresht, derisa ikin të gjithë, vijnë edhe të tjerë. S’është vetëm Rama, ka edhe opozita sharësit e vetë. Por ky është ‘mëma’ e këtyre. T’i heqësh kapelen.

Kishin kërkuar edhe montazhierët e mi për të marrë në punë tek ERTV.

Të gjitha janë të thjeshta. Së pari duhet t’i s’je prift, që u thua grave të Laprakës, erdha unë, ju shpëtova. Ju duhet të jepni shpjegime, pse për 6 vite kanë ndodhur këto. Marrëveshjen në ’97 e bëri Zani Çaushi me Romano Prodin. Fino i shkretë rrinte aty. Në ’97 thanë këta, paska tepsi për ne. shumicën e kohës, tepsinë e kanë patur këta. Ia kapën mekanizmin Saliut këta. Do blihen, etj. Ku t’ja vjedhësh votat këtij, ky Shpëtim Idrizin e qethi kare dhe ia nisi PD. Pra, për vite, ndryshe nga Saliu, këta filluan një blerje aq të madhe, sa u tund vendi me rrëmbimet e këtyre. S’ka votime.

Përtej humorit të zi, shikoni një zgjidhje për këtë vend në mes të Europës?

Unë jam gazetar dhe duhet t’ju them njerëzve atë që mendoj. Nëse do e them ndryshe, dal kundër vetes. Këtu e ka marrë ferra uratën. Shoh njerëz që largohen, dhe janë nga të fundit që ikën. E pyeta, a do kthehesh. “Unë më tha, kurrë”.

Kaq është historia e këtij vendi. Ky e ka marrë, dhe këtë javë p.sh ka nisur të bëjë priftin. Vetëm kryeministrin s’e ka bërë.

Opozita si po e luan rolin?

Opozita është ndryshe, Luli s’i merr kriminelët, por duket sikur vete në punë, edhe lodhet pastaj. Puna është çfarë bën, se lodhja s’është kriter se ti po punon shumë mirë. Unë mendoj se Olsi Rama duhet të kalojë në vend të Bashës në krye të PD. Të dy të gjatë, ç’a ka?! S’ka ndonjë ndryshim. Ky e ka  mbyllur opozitën. Megjithëse Luli thotë ‘unë s’e mbyll’. Ky më ka thënë që të ndryshojmë pushtetin në tavolinë, por Luli e mohoi.

Nano i mori të gjitha dhe i la të gjitha...

Berisha u habit kur i mori të gjitha. Ekonomia iku për lesh, si hashashi i këtij. Në vend të bastoreve ishin këto që rripnin lekë. Kjo gjendje ishte me piramida. Ngeli ai pastaj, edhe ky, e ke vënë re? kë ka? Ka 5-6 në çdo qark.

Edhe Krishti 12 apostuj kishte?

I kishte Krishti, po flasim për Ed Ramën këtu. Mos të them emra ministrash, por e ke parë çfarë arsimi ke? Ky është ndryshimi nga Meti i Kristalit? Ke 30 vite që në këtë vend nuk arsimohet më njeri këtu.

Shqipëria që unë perceptoj s’është kjo që duhet të jetë.

    No videos found.