Mbyllja e basteve, Rama: Do heqim edhe mundësinë për të luajtur jashtë shtetit online nga Shqipëria

20 Tetor 2018, 18:58 | Përditesimi i fundit: 2018-10-20 22:12:08

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Kamëz aty ku ka shpërndarë kartat e reja të anëtarësisë për të rinjtë që i bashkohen Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve të PS, Rama ka thënë se industria e basteve është një industri kriminale. Rama ka theksuar se bastet online në Shqipëri do të mbyllen, madje sipas shefit të qeverisë po shikohet mundësia për të mos lejuar aksesin për të luajtur baste online, jashtë Shqipërisë.

Do mbyllim bastet, një industri të kriminalizuar. Industri që sjell dëshpërim,1 nga 4 lojëtarë ka menduar të vrasë veten. Është e pakonceptueshme. Përfytyro prindërit, sidomos nënat, dhe fëmijët iu kthehen në të sëmurë nga vesi i lojërave të fatit. Do mbyllen, ndryshe nga sa përflitet. Kemi ngritur një grup ekspertësh për të mbyllur bastet online që janë jashtë shtetit. Duhen mbyllur mundësitë për të luajtur jashtë online, se janë miliona që i merr lumi. Për të gjitha këto është politika që i bën. BE-në e krijoi politika, Pavarësinë e Shqipërisë e solli politika. Kur bie në duar të këqija bën dëme të mëdha.

Edi Rama, kryeministër

    No videos found.