Mbyllja e qendrave për fëmijët me autizëm, Terapistja: Izolimi sjell disavantazhe te këta fëmijët

27 Prill 2020, 20:04

Masat e ndërmarra në kuadër të parandalimit të COVID-19 kanë mbyllur edhe qendrat ku marrin trajtimin terapeutik fëmijët të cilët vuajnë çrregullime të spektrit të autizmit.

15 fëmijë të grupmoshës 2-8 vjeç të cilët marrin trajtimin terapeutik në një qendër në qytetin e Korçës kanë ndërprerë terapinë prej datës 11 mars.