Mbyllja e 'Tregut të Orizit' në Vlorë, tregtarët sërish protestë te bashkia: Duam zgjidhje

24 Prill 2020, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2020-04-24 12:32:30

VLORE-Tregtarët e "Tregut të Orizit" i janë drejtuar sot sërish bashkisë për të rikërkuar hapjen  e tregut, që u mbyll disa ditë më parë me argumentin se nuk plotëson kushtet higjieno sanitare duke i nxjerrë në rrugë.

Tregtarët kërkojnë gjetjen e një mundësie nga bashkia e qytetit për lejimin e fillimit të aktivitetit të ndërprerë si pasojë e mosrespektimit të masave parandaluese ndaj Covid-19 dhe kushteve të higjenësPak ditë më parë, në 21 prill pas takimit me kryebashkiakun, një përfaqësues i tregtarëve tha se tregu nuk hapet më. Tregu u mbyll pak ditë më parë nga AKU me argumentin se nuk plotësonte kushtet higjieno sanitare, ndërsa 70 tregtarët që punonin aty kanë dalë në rrugë.