Mbyllja e 'Tregut të Orizit'! Tregtarët protestë para bashkisë Vlorë: S'do ta hapin më, s'jemi serbë

21 Prill 2020, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2020-04-21 11:56:09

VLORË-Sërish tregtarët e 'Tregut të Orizit' protestuan sot në hyrje të bashkisë së Vlorës duke kërkuar takim me kryebashkiakun Leli dhe zgjidhje për problemin. "Kemi fëmijët pa bukë, nuk ikim do të rrimë këtu, mbeturina jemi ne?! Nuk jemi serbë?" u shprehën ata të revoltuar para bashkisë.

"Prefekti dhe bashkia po hedhin topin ia njeri tjetrit. Nuk kemi bërë kërkesë me shkrim me të gjitha firmat, ato janë formalitete, duam takim me kryetarin e bashkisë, prefekti i tha të firmosni kërkesën. Çfarë koronavirusi ore, ne vdiqëm për bukë për fëmijët, këta punojnë këtu ne nuk punojmë. Kemi fëmijët pa bukë".