Mbytet në lumin Buna një maroken me pasaportë franceze

29 Maj 2020, 16:53

Një shtetas i huaj është mbytur në lumin Buna. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në afërsi të fshatit Darragjat, njësia administrative Dajc. Burime bëjnë me dije se ai ishte shtetas maroken me pasaportë franceze. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.