VLORE-Ka folur për herë të parë pas vrasjes së gruas, 57-vjeçari Teodor Lera. Gjatë kohës që ai po shoqërohej për në gjykatën e krimeve të rënda, ka thënë “më morën jetën, po lëre” këtë fjalë 57 vjeçari e ka përsëritur dy herë gjatë kohës që po ikte drejt makinës së policisë në gjendje të rënduar psikologjike.
57-vjeçari dy ditë më parë mbyti bashkëshorten e tij Etleva Lera 47-vjeçe, ndërsa tentoi të vetëvritej duke prerë damarët. Për këtë arsye prej dy ditësh 57-vjeçari qëndronte i shtruar në spitalin rajonal të Vlorës.
Vrasja e Etleva Lerës ishte e paralajmëruar pasi konfliktet në familjen lera kanë qenë të vazhdueshme. Teodor Lera ishte dënuar edhe në vitin 2017 me 8 muaj priudhë prove pasi kishte dhunuar bashkëshorten dhe vajzën e tij.
