Mbyti vajzën 9-muajshe me duar, arrestohet në Korçë 46 vjeçarja! U dënua në Greqi me 20 vite burg por u arratis

12 Nëntor 2020, 18:29 | Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 18:29

Arrestohet në Korçë Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, e dënuar me 20 vite burg nga drejtëisa greke pasi ka mbytur me duar vajzën e saj 9-muajshe.

Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar Irenën banuese në fshatin Miras, të Devollit, me 20 vite burg, për veprën "Vrasja me qëllim", sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale "Vrasja e paramendim" të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

r.k./Shqiptarja.com