Mbytje e dy vëllezërve në Prush, flet për Report Tv fqinji: Ishin 6 fëmijë, dy të tjerë u shpëtuan nga një banor i zonës! Familja në gjendje të rëndë ekonomike

27 Maj 2022, 21:08

Dy vëllezër u mbytën pasditen e sotme në Liqenin e Prushit, por tragjedia mund të ishte edhe më e rëndë. Kështu tha për Report Tv, për gazetarin Sokol Dema, fqinji I Luan Takut, babait të dy fëmijëve të mitur, pasi edhe 2 fëmijë të tjerë kishin rrezikuar që të mbyteshin, por ishin shpëtuar nga një banor. Banori tha po ashtu se familja është në gjendje të rëndë ekonomike.