Më 1 mars Gjermania nis aplikimin e ligjit për tërheqjen e fuqisë punëtore nga Ballkani

21 Shkurt 2020, 11:20

Më 1 mars të këtij viti në Gjermani futet në fuqi ligji i ri për ardhjen e fuqisë punëtore. Me këtë ligj duhet të lehtësohet ardhja e fuqisë punëtore, por edhe kërkimi i fuqisë së nevojshme për punë nga vendet që nuk janë anëtare të BE. Në të ardhmen nuk do të vlejnë më rregullat sipas së cilave përparësi u jepet personave nga vendet anëtare të BE. Një nga rajonet e synuara nga punëdhënësit gjermanë është Ballkani Perëndimor.