Fundjava 'çmend' shoferët! Me 175 km/h dhe të dehur në timon...Hiqen 22 patenta

23 Shkurt 2020, 08:57 | Përditesimi i fundit: 2020-02-23 08:59:53

Shpejtësia, alkooli dhe manovrat e rrezikshme në rrugë shfaqen më së shumti në fundjavë nga shoferë të papërgjegjshëm, nxitur edhe nga fakti që janë nën efektin e alkoolit si pasojë e të festuarit deri në orët e vona nëpër clube.

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet parandaluese me shërbime të shtuara, me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk për ngjarje rrugore.

Nga konstatimet, evidentohen akoma drejtues automjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët, me shpejtësi që variojnë nga 141 km/h - 175 km/h, e mjaftueshme për të shkaktuar tragjedi në rrugë, në rast aksidenti.

Nga kontrollet, policia pezulloi 16 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 6 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 2 drejtues të arrestuar ne kushtet e flagrancës për drejtim të makinës në gjendje të dehur.