Me 174 km/h dhe gara shpejtësie/ Policia 'bën kërdinë', 4624 gjoba dhe 31 shoferë të arrestuar

28 Tetor 2019, 15:12

Policia e Shtetit njofton se gjatë 48 orëve të fundit që u zhvillua operacioni "Tispol", në të gjithë vendin u arrestuan 31 drejtues mjetesh, nga këta 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Duke përdorur aparatet drager gjatë 48 orëve janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 74 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu u konstatuan me radar 76 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 140 km/h deri në 174 km/h. Jane pezulluar dhe dërguar në OASH edhe 36 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera që parashikohen nga Kodi Rrugor, me masë ndëshkimi pezullim patente.