Me 190 km/h, radari kap 'pilotët' që bënin garë në Sauk, policia: Mos fluturoni

22 Gusht 2020, 08:53

TIRANE-12 drejtues mjetesh janë ndëshkuar në aksin rrugor Sauk-Teg, pasi janë kapur duke qarkulluar me shpejtësi dyfish se sa norma e lejuar. "Gjatë kontrolleve janë evidentuar shpejtësi gati eksterm, që varionin ga 160 km/h deri në 190 km/h" thotë policia.

Gjashtë drejtues mjetesh janë kapur duke kryer gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Policia rrugore ka një apel për shoferët "Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë".