Më 24 prill fillon muaji i Ramazanit, falja dhe iftaret do kryhen në shtëpi

22 Prill 2020, 18:32

“Ne jemi të detyruar që këtë muaj të Ramazanit ta jetojmë pak ndryshe, pavarësisht se na qan zemra nga ajo atmosferë që kemi pas kaluar në vitet e mëpërparshme." Është ky përjetimi i nën kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica, 2 ditë përpara nisjes së muajit të Ramazanit lidhur kjo dhe me panoramën e trishtë që të ofrojnë sot xhamitë e boshatisura për shkak të situatës së Covid19 .

Ai shton se agjërimi i ramazanit është personal ndërsa plotësimet e tjera si lutjet e përbashkëta në xhami si dhe iftaret janë rituale që do të kryhen individualisht në shtëpi duke e kthyer atë folenë e mirëfilltë ku jetohet feja e zotit.