'Më 25 prill bashkohuni me zërin politik të Çamërisë', Idrizi prezanton Nustret Avdullai në Fier: Çamët që u bënë Rilindas të na tregojnë marrëveshjen me Ramën

6 Prill 2021, 11:51

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ditën e sotme në vijim të turit të tij elektoral për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në Fier ka prezantuar kandidatin për deputet, Nustret Avdullai.

Ai kërkoi votën e qytetarëve për koalicionin PD-Aleanca e Ndryshimit dhe për kandidaturën e Avdullait, për t’i dhënë zë, siç u shpreh, qytetarëve çamë në Kuvendin e Shqipërisë dhe avancimin më tej të çështjes Çame.