Më 27 prill fillon shërbimi taksi vetëm brenda qytetit, rregullat që duhet të respektohen

25 Prill 2020, 16:40

Ditën e hënë më datë 27 prill do të filloj shërbimi taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit do të fillojnë, por nën masa të rrepta sigurie dhe duke respektuar protokollet e ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19.  Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës njoftojnë se udhëtimet me taksi brenda qytetit duhet të zhvilluar duke respektuar rregullat. DPSHTRR nxjerr urdhrin se si do të funksionojë shërbimi Taksi, ku thuhet se fillimisht shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant si dhe duhet të shmangen kontaktet fizike.

Ndërkohë nuk do të lejohet më shumë se një klient në taksi dhe ai duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit, përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi.