Me 95 vota pro dhe 5 kundër miratohet përbërja e Komisionin të Posaçëm që do përzgjedhë kandidaturat e KQZ-së së re! PD hyn në Kuvend

17 Shtator 2020, 17:34

TIRANË- Këtë të enjte (17 shtator) Parlamenti vendosi për krimjimin e Komisionit të Posaçëm të Parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim, Parlamenti votoi për krijimin e kësaj strukture të përbërë nga deputetë të mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj jashtë. Kështu PD-ja futet në Kuvend, pas rreth 2 viteve jashtë saj, pas bojkotit, ndërsa të gjithë ata që do të duan të jenë anëtarë të 3 organeve të KQZ së re do të kenë afat edhe ditën e nesërme për të aplikuar.