Me armë, euro dhe bizhuteri në makinën ‘Lancia’, prangoset i riu në Lezhë

16 Maj 2018, 09:48 | Përditesimi i fundit: 2018-05-16 09:55:05

Policia ka sekuestruar armë, municione, uuro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes, duke arresttusar në flagrancë poseduesin e tyre.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me F.N.SH. Shkodër janë ushtruar kontrolle blic në territor, ku si rezultat i tyre u sekuestruan :

- Një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë

- 14.600 Euro

- Një sasi bizhuterishë

Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip Lancia që drejtohej nga shtetasi i arrestuar, si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

U arrestua në flagrancë shtetasi i dyshuar si posedues i tyre, Roan Brahimi, 26 vjeç, banues në Lezhë.

Në ngarkim të tij veprat penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" , "Vjedhja" , "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale" parashikuar nga nenet 278, 134 dhe 287/b i Kodit Penal.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.