Me armë në brez dhe një automatik me selenciator në shtëpi, arrestohet 42-vjeçari në Shijak

8 Shtator 2018, 12:24

Një 42-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga policia pasi iu gjet gjatë një kontrolli në banesë një armë zjarri tip pistoletë me mulli, dhe një automatik Skorpions. Artur Prolla, 42 vjeç, është prangosur nga policia në shtëpinë e tij.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar shërbimet duke finalizuar me sukses operacionin e koduar "Smith 2", në kuadër të kapjes së personave që disponojnë armë zjarri, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.