Me baner me foton e të vëllait, motra e ekstremistit grek Kacfias: Duam drejtësi

28 Tetor 2019, 13:38

Motra e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas ka tentuar që të depërtojë në ceremoninë për festën greke, 'JO'-në që është zhvilluar mesditën e sotme në Bularat për të kërkuar drejtësi për vëllanë e saj.

Por në momentin e fundit është ndaluar nga policia së bashku me banerin që mbante në dorë me foton e vëllait. Gazetari i Report Tv në Gjirokastër Piro Nase raporton se motra e ekstremistit ka dashur që të përcjellë një mesazh te autoritetet greke dhe shqiptare.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ambasadorja greke në Shqipëri dhe konsulli. Motra ka akuzuar dhe ka kërkuar nga autoritetet shqiptare zbardhjen e së vërtetës, pasi pretendon se nuk ka qenë me kallash por me një pushkë të thjeshtë, që nuk ka qëlluar askënd, por është qëlluar. "Nuk jemi shovinistë, nuk kemi asgjë me askënd, jemi paqësorë duam vetëm të zbardhet vrasja" tha ajo ndër të tjera.