Me barkun bosh dhe në mjerim/ Familja 11-anëtarëshe në Selenicë jeton në varfëri ekstreme, jeton me 2500 lekë në muaj

17 Dhjetor 2018, 20:07

Të flesh me barkun bosh. Kjo është historia e familjes së Riza Mustës në fshatin Lubonjë të bashkisë Selenicë. Report Tv ka ndjekur nga afër historinë e Rizait, babit të 10 fëmijëve i cili jeton në kushte të mjerueshme. Gruaja nuk ka as 1 muaj që i ka vdekur, ndërsa Rizai është i detyruar të jetoj  me fëmijët në një shtëpizë të vogel. Ata flenë disa në shesh dhe disa në dy krevate të vjetër dhe rrenuar.

Me lot në sy i zoti i shtëpisë na tregon atë çka kishte gatuar sot, supe me mish pule, të sjellë nga mësuesit e një shkolle aty pranë. 
Rizai tregon se kjo është ditë me fat pasi do të hanë dicka, pasi në ditët më të shumta ata kanë fjetur me barkun bosh , në shesh dhe erresire totale, pasi prej 1 muaji i kanë prerë edhe dritat.

Një prej mësueseve jashtë kameras shprehet se në momentin që i trokitën në shtepi, fëmijët i gjetëm shtrirë në shesh. Burim të vetëm të ardhurash kjo familje ka mbledhjen e kanaçeve. Fëmijët dalin që herët në mëngjes për të mbledhur hekurishte, ndërsa ndihma që ata marrin nga Bashkia është 2500 lekë. 

Vajza e shtëpisë Luljeta vetëm 14 vjeçe tregon me pak fjalë se jetesa qe ajo bën është mjaftë e veshtirë, pasi në vend që të ishte në gjimnaz rri në shtëpi për t'u kujesur për familjen e saj. Dy djemte e vegjel te rizait me lot ne sy tregojnë se nuk shkojnë në shkollë pasi mbledhim kanaçe për të jetuar. Nga të pangrënet disa herë në shkollë fëmijëve u ka rënë të fikët.

Fshati Lubonjë ndodhet vetem 30 km larg qytetit të vlores dhe i përket Bashkisë së Selenicës, një fshat që dita ditës po braktiset. Pamjet tregojnë qartë se palltet janë të amortizuara, të braktisura.
 
Report Tv shkoi edhe në qendren shëndetësore për të parë kushtet e saj, por u ndesh me derën mbyllur, kjo tregoi qartë atë cka banorët thonin.