ME DRON/ Çfarë ka mbetur në Thumanën ku u shuan familje! Do të shembet edhe pallati që uju 'këput' klati i fundit

2 Dhjetor 2019, 16:28

Në Thumanë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi tre pallatet që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit duke lënë dhjetëra viktima. Report Tv sjell planet me dron nga këto momente dhe atë se çfarë ka mbetur në Thumanë ku u shuan disa familje.

Përveç tre pallateve që u rrënuan, IKMT do të shembë edhe një pallat të katërt i cili ka pësuar dëme në pjesën e kateve të sipërme të tij, ku është shkëputur një pjesë e madhe në katin e fundit. Pallati është identifikuar si i pabanueshëm dhe me rrezik për godinat përreth, arsye për të cilën do të shembet.