‘Më erdhi fatura e dritave 7 mln’, pensionisti i shprehu problemin Nokës

22 Mars 2021, 12:02

Ditën e sotme kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka është takuar me një pensionist në zonën e Kamzës. Pensionisti Sevxhemali Beluli i cili jeton në Bathore, tha se i ka ardhur fatura e energjisë elektrike 7 milionë lekë për 19 muaj.

"Që prej vitit '97 kam votuar Partinë Socialiste dhe sot jam më i zhgënjyer se kurrë prej saj. Si ka mundësi të faturohem rreth 7 milion lekë për 19 muaj, duke pasur në shtëpi vetëm 3 llampa dhe një televizor? Familja jonë ngrohet me sobë me dru. I kam shkruar kryeministrit, i kam kërkuar takim drejtorit të përgjithshëm të OSHEE dhe nuk më kthejnë përgjigje" - pohon qytetari.