Me formular para se të largohen nga hoteli, katër emigrantë i mbesin borxh pronarit në Gjirokastër

23 Prill 2020, 13:52 | Përditesimi i fundit: 2020-04-23 15:32:04

Gjashtë emigrantë të karantinuar në Gjirokastër duhet të lënë sot hotelin, por vetëm dy prej tyre do të kenë mundësinë ta bëjnë diçka të tillë pa hyrë në borxhe. Kjo për arsyen se katër personat e tjerë nuk kanë mundësi të paguajnë për shërbimin që kanë marrë.

Edhe pse kanë paguar vetëm 700 lekë në ditë, ndërsa pjesa tjetër është paguar nga shtetit, ata thonë se sërish e kanë të pamundur të mbulojnë shpenzimet. Edhe pse ikën drejt Greqisë për të punuar ata thonë se nuk mundën ta bëjnë diçka të tillë pasi pandemia nuk i lejoi.Fillimisht ata treguan për vështirësinë që kanë për të paguar hotelin: "Kemi patur probleme me pagesat se s'kemi para. Gjatë qëndrimit këtu në hotel kam paguar 65 mijë lekë. Jam në borxhë me hotelin dhe as unë se kam shlyer. Nuk e di çfarë do të bëjmë."