TIRANË- Mjekët janë heronj të ditëve të sotme dhe kjo video e tregon më së miri.
Në këtë video, tregohet hap pas hapi rrugëtimi i një mjeku në ndjekjen e pacientit që ka shfaqur simptomat e COVID-19. Është vetë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili ka shkuar për vizitë te një paciente e cila ka vështirësi me frymarrje.
E gjitha nis me një telefonatë në Urgjencën kombëtare 127, ku pacienti jep të dhënat kryesore mbi simptomat që ka shfaqur dhe më pas i merret adresa e shtëpisë.
Në rreth 7 minuta pamje, të publikuar nga kryeministri Edi Rama, jepen me detaje të gjitha proceset, që mbyllen me zhveshjen nga uniformat anti-COVID, që duhet bërë me kujdes, për të mos u infektuar. Kjo procedurë ndodh me të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbim në banesë.