Me furgonë policie njëri pas tjetrit, me pranga në duar, Henri Çili mbërrin në Gjykatën e Përmetit me 29 të arrestuarit e tjerë

1 Mars 2020, 23:18

Kanë mbërritur pranë gjykatës së Përmetit personat e arrestuar dy ditë më parë në operacionin "Mezhgorani". Me disa automjete të policisë njëri pas tjetrit, kanë mbërritur të arrestuarit për t'u paraqitur në Gjykatë për masën e sigurimit personal që do të merret ndaj tyre. Shoqëruar nga efektivët, në makinën e policisë, mbërriti edhë Henri Çili, pronari i UET-së.

Rreth Gjykatës ka familjarë dhe të njohur të personave të arrestuar. Ndërkohë, seanca do të jetë me dyer të mbyllura, ku do të jepet masa e sigurisë për 30 të arrestuarit në total nga ky operacion.