Me hundën e fashuar, flet pas rrahjes avokati Ilia: Ja me cilat banda është i lidhur prokurori Ndoja

19 Korrik 2018, 14:57 | Përditesimi i fundit: 2018-07-19 17:35:41

Dhunohet përpara Gjykatës së Durrësit avokati i njohur, Ilia Ilia. Avokati sapo kishte dalë nga një seancë gjyqësore, kur te dera e Gjykatës është kapur nga dy persona me të cilët është konfrontuar fizikisht. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe pse ka marrë lëndime në pjesët e fytyrës. 

“Pasi te mjekohem po shkoj ne polici te bej denoncimin”, ka thënë avokati. I pyetur nese i njeh personat që e dhunuan, ai jep këtë përgjigje: “Nuk i njihja personat, ata me thane: “Ti je Ilia Ilia?”. Pasi u thashë po, ata më qëlluan”. 

'Do pendohesh për këto që thatë'/ Avokati për Report Tv: Prokurori Arjan Ndoja më kërcënoi në gjyq
Ndërkohë, korrespondenti i Report Tv në Durrës, Artur Korriku, ka zhvilluar një bisedë me avokatin nga ambientet e spitalit ku ai po merr trajtim mjekësor dhe e ka pyetur nëse dyshon për persona të caktuar lidhur me këtë ngjarje. Ilia ka theksuar se një ditë më parë ka pasur një seancë gjyqësore ku ka qenë prokuror Arjan Ndoja.

Ilia hotë se me këtë të fundit ka pasur një debat. Në replika e sipër, zbulon Ilia, prokurori i ka është drejtuar me fjalët: "Do bëhesh pishman për këto që the". Ilia aludon se personat që e goditën janë futur nga Arjan Ndoja.

Ilia Ilia është avokat i njohur, pasi ka mbrojtur çështje të rëndësishme. Ai ka qenë avokat mbrojtës i grupit të Shijakut (ka mbrojtur Durim Keçin e akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni). Më herët, Ilia ka mbrojtur Lul Berishën, ish-kapo i bandës së Durrësit, i cili një vit më parë u lirua nga Gjykata dhe ndodhet në liri. 
 

    No videos found.