Me kapele dhe kokë ulur! Report Tv publikon videon e hajdutit të biçikletave në Vlorë, si i ikën kamerës

8 Tetor 2020, 14:15

VLORË- Një person është kapur nga kamerat e sigurisë pranë një pallati duke vjedhur një biçikletë.

Videoja është xhiruar gjatë natës dhe në të duket një person i cili futet ngadalë në ambientet e pallatit dhe pas pak çastesh del me një biçikletë.

Personi është i veshur me një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu dhe një triko të zezë. Ai mban një kapele në kokë dhe për shkak të saj është më e vështirë për ta identifikuar.

Ai del nga pallati me nxitim dhe largohet së bashku me biçikletën.

Akoma nuk dihet nëse policia ka rënë në gjurmët e këtij personi dhe sa biçikleta mund të ketë vjedhur në këtë zonë.