Me koronavirusin edhe 'plakat', kuksianët: Jemi të karantinuar në stane

28 Mars 2020, 13:49

Kukësi prej dy javësh është në karantinë, ndërsa në 5 ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq dhe i ftohtë. Sipas gojëdhënave dhe miteve ditët e ftohta në fundin e marsit janë ditët e plakave të cilat parashikohet të zgjasnin vetëm tre ditë, e më pas t'i lihet vendi pranverës me mot të ngrohtë e temperatura të ulta.