Me makina kundër masave të izolimit në Spanjë/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

24 Maj 2020, 15:06

SPANJË- Mijëra njerëz në Spanjë protestuan kundër menaxhimit të situatës me Covid-19 nga ana e qeverisë spanjolle.

Partia e të djathtës ekstreme, Vox u ka bërë thirrje mbështetësve që të dalin me makina nëpër qytetet më të mëdha spanjolle, në mënyrë që të grumbullohen, por duke respektuar distancën fizike. Me flamuj në duar, protestuesit në Madrid i kërkuan kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez të japë dorëheqje.Në Spanjë janë aplikuar disa nga masat më të ashpra në Evropë që nga 14 marsi. Javët e fundit janë lehtësuar masat, megjithëkëtë në Madrid dhe Barcelonë janë ende në izolim, për shkak të shpërthimit të rasteve të reja me Covid-19. Lehtësimi i masave në këto qytete do të fillojë nga e hëna