Me maska dhe doreza, maturantët në Berat zhvillojnë orë të plota mësimi

18 Maj 2020, 10:10

Ndryshe nga disa shkolla të tjera, në Berat orët mësimore për maturantët do të zhvillohen të plota.

Nxënësit janë pajisur me maska dhe doreza, ndërsa drejtuesit e shkollave kanë marrë masa për dezifentkimin e duarve me alkool. Edhe këtu, të gjithë maturantëve do tu matet temperatura, ndërsa do të ruhet edhe distancimi social.