Me maska, në llozha, seancë si asnjëherë më parë! Ndryshon Kodi Penal për pandeminë, Rama: Javët në vijim fillon hapja

16 Prill 2020, 15:21 | Përditesimi i fundit: 2020-04-16 16:37:48

Kuvendi zhvilloi ditën e sotme një seancë historike si për nga masat, pamja e deputetëve por dhe kushtet e zhvilluara. Për rreth 3 orë, deputetët nën masa të rrepta sigurie kanë diskutuar në lidhje me aktet normative dhe ndryshimet në Kodin Penal në lidhje e pandeminë e COVID-19.

Të 'armatosur' me maska e doreza deputetët votuan po ashtu në mënyrën më të pazakontë, me fleta votimi dhe më pas i hodhën ata në kutinë e votimit, të cilat do të numërohen një nga një nga Kreu i Kuvendit, Gramoz RuçiQë në hyrje deputetët u vendosën në radhë, iu mat temperatura dhe u pajisën me maska e dorëza për të mbrojtur sa më shumë vetën dhe kolegun. Gjithashtu edhe pozicionimi në Kuvend ishte historik, pasi vendim dhe llozhat ku qëndrojnë mediat apo ambasadorët këtë herë ishin vendosur deputetët, për të respektuar distancimit social. 10 ministra janë ulur në llozhat lart, ndërsa 6 poshtë. Kurse, 30 deputetë janë të pozicionuar në llozhat lart dhe 34 poshtë.