Me maska të ‘La casa del papel’ shqiptarët ‘turistë’ vjedhin 30 shtëpi në Spanjë, 23 vjeçarja pjesë e grupit, arrestohen tre grabitës

8 Nëntor 2019, 14:08

Me maska të ‘La casa del papel’ shqiptarët ‘turistë’ vjedhin 30 shtëpi në Spanjë, 23 vjeçarja pjesë e grupit, policia arreston tre grabitës

Tre anëtarët shqiptarë të bandës, të arrestuar në Spanjë, funksiononin si një grup i mirëstrukturuar dhe profesionistë në vjedhje.

E veçanta e tyre gjatë bastisjeve ishte përdorimi i makinave dhe maskave të ndryshme, kryesisht si ato te filmi ‘La casa del papel’.

Tre shqiptarët, pasi realizonin planin e tyre të studiuar deri në detajet më të vogla, riktheheshin në Shqipëri. Mallrat e vjedhura ata shpejt I konvertonin në flori për të humbur gjurmët dhe mos identifikuar

Në fillim u arrestua 23 vjeçarja, e cila po tentonte të largohej nga Spanja. Në momentin e arrestimit asaj iu gjetën sasi jo të vogla të bizhuterive. Më pas policia spanjolle arrestoi edhe dy shqiptarët e tjerë.