Me maska të shumëllojshme duke hedhur valle, ‘super’ Karnavalet e Nartës ne kohë Koronavirusi

22 Prill 2020, 10:50 | Përditesimi i fundit: 2020-04-22 10:51:24

U tha se 2020-ta do të ishte viti i parë që ditët pas Pashkëve Ortodokse nuk do të kremtoheshin me karnavalet tradicionale në Nartë. Por, as pandemia dhe as autoritetet nuk e kanë penguar  zhvillimin e tyre. Banorët me maska jo mjekësore në fytyrë kanë vallëzuar ritet e tyre tradicionale për dy ditë me radhë tërësisht të pashqetësuar për përhapjen e virusit.

Edhe pse me më pak vizitorë se zakonisht, pasi karnavalet gjallërohet kryesisht nga emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët si pasojë e mbylljes së kufijve me shtetin fqinjë nuk kanë mundur  të vijnë pranë familjeve të tyre.