Me maskë kirurgjie e pistoletë lodër, arrestohet grabitësi i marketit në Durrës

3 Shtator 2018, 17:19

DURRES- Policia e Durrës ndërhyn në kohë dhe  kap në flagrancë autorin e vjedhjes me dhunë të një marketi nën kërcënimin e një pistolete lodër në lagjen nr.8 në Durrës. Për të vënë në zbatim planin e tij Keni Braçe 27 vjeç ishte pajisur me një pistoletë çakmak, ndërsa në fyrtyrë kishte vendosur një maskë kirurgjie.

Për kapjen e tij u angazhuan Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Forcat Shqiponja


Policia po ashtu ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• pistoleta tip çakmak;

• maskë kirurgjie;

• doreza;

•sasia e lekëve të vjedhura ( 79 300 lekë të reja).

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë", parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.