Me maskë oksigjeni e gati duke qarë, mesazhi i artistes Justina Aliaj pasi kaloi rrezikun e COVID: Ju lutem mbani maska, është jeta juaj

9 Dhjetor 2020, 13:48

Artistja Justina Aliaj ka kaluar rrezikun. Ajo ka dhënë një mesazh për të gjithë.

“Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënxyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë”, tha Justina Aliaj