'Më ndihmo se kam djalin sëmurë, por mos i trego gruas sime'! Zbulohen SMS-të e grupit që mashtruan 26 emigrantët në Angli duke u marrë 38 mijë €

8 Korrik 2020, 12:36 | Përditesimi i fundit: 2020-07-08 14:29:28

26 janë personat që janë mashtruar duke u marrë 38 mijë euro, të gjithë janë emigrantë shqiptarë në Agnli, ku ju kërkohej nga 500 deri në 1000 paund. Masat e sigurisë për 9 të arrestuarit, të gjithë nga Kukësi, nga 21 deri në 48 vjeç do të jepen nesër në orën 13:30 në dhomën penale Tiranë. 'Koka' e grupit, 30-vjeçari Erenik Peka ka qenë punonjës i bashkisë së Tiranës në kohën që e drejtoi Lulzim Basha.