'Më paragjykoi edhe familja', boksierja e vetme në Shqipëri: Synoj kualifikimin në Lojrat Olimpike

10 Shkurt, 14:14

Elsidita Selaj nisi herët të merrej me boks kundër dëshirës së familjes. Për të ishte e veshtirë të gjente edhe trajner. Si femër ishte e paragjykuar për të grushtuar dhe sot nuk ka me kë të stervitet përveçse me djem.

Eshtë e para dhe e vetme vajzë boksiere profesioniste në Shqipëri. 20-vjeçarja është sot nënkampione Europe si dhe fituese e medaljes së bronxtë në kontinentin e vjetër.

“Paragjykime kam patur që nga familja ime, e cila e ka patur të pamundur të mendojë që vajza e tyre do të bëhej boksiere. Më pas ishte e vështirë për t’i mbushur mendjen trajnerit tim për të stërvitur një boksiere femër. Gjithashtu kishte edhe paragjykime sociale nga ana e shoqërisë që mendonin se çfarë do arrinte një femër. E para femër për më tepër në këtë sport, ”-shprehet ajo.

Selaj thotë se arsyeja përse vendosi të bëhej boksiere është se ky sport i përshatet karakterit të saj.

“Është pikërisht ajo çfarë i përshtatet gjendjes timë shpirtërore. Ndoshta do më përshtatej tenisi dhe atë do zgjidhja. Duke marrë parasysh që boksi nga jashtë duket agresiv, shumë rebel, lëndues dhe i egër, por nga brenda vë re se ka shumë taktika, strategji, duhet të përdorësh inteligjencën,”-deklaroi Elsidita.

Në maj 20-vjeçarja do të marrë pjesë në kampionatin botëror që zhvillohet në Francë ku pretendon të fitojë pikët e nevojshme për t’u kualifikuar në Lojrat Olimpike.

“E drejta për të marrë pjesë në kampionatin Botëror në Francë është e të gjithëve, por aty shpresoj që të fitoj të drejtën për Lojrat Olimpike të Tokios,”-tha ajo.

Të gjitha arritjet Elsidita ia dedikon trajnerit, që sipas saj i ka mësuar se dashuria për një sport padiskutim që sjell rezultate.

“Unë pa trajnerin tim nuk besoj se do t’i kisha bërë gjithë këto arritje. Ai vetë që në fillim më ka mësuar me idenë se grushti nuk ka gjini pavarësisht se në fillim e ka patur të vështirë të pranojë idenë se do të stërviste një femër. Më ka mësuar se grushti nuk ka gjini dhe se dashuria për një sport gjithmonë do të ketë arritje,”-deklaroi Elsidita. 

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha