'Me polic te dera'/ Rama në depon farmaceutike: Ja ku ruhen vaksinat anti-COVID!

13 Janar 2021, 12:41 | Përditesimi: 13 Janar 2021, 12:41

Kryeministri Edi Rama prezanton depon ku ruhen vaksinat anti-COVID.

“Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer. me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave”, shkruan Rama.

b.ha./Shqiptarja.com