“Me Ramën nuk ka ndryshim! Por dimër ekonomik, papunësi, varfëri”, Basha nga Kamza: Ju e keni në dorë të bëni ndryshimin me votën tuaj

14 Prill 2021, 18:26

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale ka zhvilluar një takim me simpatizantë dhe mbështetës në Kamëz.

Basha tha se Kamzës dhe Paskuqanit i takon të udhëheqë energjinë e kësaj lëvizje për ndryshim, teksa ka kërkuar nga qytetarët që veçanërisht të shkojnë tek të pashpresët e t’i marrin për të votuar.

 ‘’Dua t’ju shpreh mirënjohje, në ditët më të zeza të këtyre 8 viteve dimër ekonomik, papunësi, varfëri. Kemi qëndruar krah për krah me njëri-tjetrin. Keni në dorë të bëni ndryshimin me votën tuaj. Dua t’ju pyes, të gjithë ju prindër që fëmijët ju largohen, të jenë këtu e të kenë paga të mira në shtëpinë e tyre. Votoni numrin 9. Për gjithë ju pensionistë e pensioniste që rritja e pensionit të jetë 5%, siç më tha një gjysh, nuk i del pensioni as për një pako cigare. Ulja e çmimit të energjisë e naftës bëhet vetëm duke votuar numrin 9.

Që asnjëri prej ju mos ngelet pa shkolluar, votoni numrin 9. Jemi të ndryshëm, por pa sinorë. Ky bashkim ka marrë formë nga problemet tuaja, dhimbjet, hallet tuaja që i keni ndjerë në zemër. Jemi me ju çdo ditë. Të sjellim ndryshimin më 25 prill, do të punojmë ditë për ditë që ju dhe familjet tuaja ta ndjeni ekonominë, punësimin, mirëqënien në vatrat tuaja. Kamzës dhe Paskuqanit i meriton të udhëheqë energjinë e ndryshimit, çojeni në çdo rrugë, shtëpi, në veçanti tek të pashpresët. Ngrihuni në këmbë, jepuni krah, merrini me vete në rrugën tonë të ndryshimit. Voton numrin 9. Voton për ndryshimin.’’- tha Basha.

  •