Me semafor të kuq ndezur, Report Tv siguron videon kur Ajas Sulejmani përplas prindërit dhe foshnjën

9 Qershor 2022, 08:51

Report Tv ka siguruar videon, ku Ajas Sulejmani, me shpejtësi dhe duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, përplasi teksa po kalonin në vijat e bardha dhe me semafor jeshil të ndezur, çiftin Vilma Konomi dhe Arjan Konomi bashkë me foshnjën e tyre tre muajshe, të cilët mbetën të plagosur. Më pas Ajas Sulejmani u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua pas tre orësh në një spital privat.