Me shapka duke çaluar! Kryemadhi ngjit me vështirësi shkallët e selisë së PD-së për takimin urgjent

3 Qershor 2020, 14:06

Bisedimet intensive të drejtuara nga ndërkombëtarët me qëllim gjetjen e konsensusit brenda ditës së sotme për reformën zgjedhore dërguan me urgjencë kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi në selinë e PD-së mesditën e sotme për të këshilluar bashkë me Lulzim Bashën dy anëtarët nga opozita Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili lidhur me qëndrimin për cështjet e nxehta që po diskutohen. Report Tv sjell pamjet e momentit kur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ngjit shkallët e selisë së PD-së me vështirësi duke çaluar, pas një lëndimi që ka pësuar në këmbë.