Me sheshin e Shën Pjetrit bosh, Papa lutet on-line: Errësira e dendur ka mbuluar sheshet tona... Zot beko botën, jepu shëndet trupave dhe rehati zemrave

27 Mars 2020, 19:42

Disa hapa nga porta qendrore e bazilikës së Vatikanit të mbajtur plotësisht e hapur, përpara një sheshi të shkretë të Shën Pjetrit, Papa Francesku po qëndron në heshtje, ndërsa pas tij ndodhen imazhi i Salus Populi Romani dhe San Marcello i kryqëzuar, ikona bizantine e Marias ruajtur në Santa Maria Maggiore dhe objekti i kryqëzimit në nder të Romakëve, për të cilin një traditë thotë se para mijëra viteve e shpëtoi qytetin nga murtaja.